Mbi 3,79 miliardë vaksina janë administruar në të gjithë botën

Bota

Mbi 3,79 miliardë vaksina janë administruar në të gjithë botën

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 07:10
Foto ilustrim

Numri i vaksinave kundër COVID-19 të administruara në të gjithë botën arriti në 3,79 miliardë që nga e premtja, sipas faqes së internetit të Universitetit të Oksfordit “ourworldindata.org”.

Kina, ku për herë të parë u shfaq virusi në fund të vitit 2019, renditet e para në të gjithë botën, me më shumë se 1,51 miliardë vaksina të administruara brenda vendit, sipas të dhënave në dispozicion, e ndjekur nga India me gati 423,4 milionë.

SHBA-ja ka administruar mbi 339,7 milionë vaksina, e ndjekur nga Brazili me mbi 130 milionë. Gjithashtu ka vazhduar me shpejtësi fushata e vaksinimit në Gjermani (88,4 milionë), Britani të Madhe (83,2 milionë) dhe Japoni (73,9 milionë).

Meqenëse vaksinat kundër COVID-19 zakonisht jepen në dy doza për person, numri i vaksinave të administruara nuk do të thotë se është i njëjti me numrin e personave të vaksinuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat