Lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës mund t'i afrohet një faze vendimtare. Ukraina ka njoftuar se një ofensivë e madhe do të vijë gjatë dimrit, ndërsa mobilizimi rus mund të përshkallëzohet më tej.
Në muajt e fundit, Ukraina ka pasur vrull, por rusët po marrin forca gjithnjë e më të mëdha si rezultat i mobilizimit.
Ukraina, nga ana e saj, po fiton gjithnjë e më shumë akses në armët moderne perëndimore, të cilat mund të bëhen një "ndryshues i lojës".
Disa ekspertë kanë deklaruar se mund të jetë strategjikisht e mençur të tentohet të rimarrë territorin e pushtuar në muajt e ftohtë të dimrit përpara se rusët të jenë në gjendje të grumbullojnë forca dhe pajisje të mjaftueshme për të kryer operacione të reja tokësore në shkallë të gjerë.
Nënkoloneli Joakim Paasikivi është mësues i strategjisë ushtarake në Akademinë Suedeze të Mbrojtjes në Stokholm.
Ai e ndjek nga afër luftën. Tani ai beson se mund të ketë lëvizje në vijën e parë në javët ose muajt e ardhshëm.
"Nuk mendoj se e gjithë ushtria ukrainase është vendosur në betejë. Besoj se ka një numër mjaftë të konsiderueshëm trupash që po organizohen apo riorganizohen, derisa armatime të reja vijnë gjatë gjithë kohës. Mendoj se ukrainasit kan aftësi për të vazhduar me ofensiva, andaj në anën tjetër nuk shoh se rusët kanë një kapacitet ekuivalent", thotë Paasikivi për Expressen-TV.
Aktualisht, luftime shumë të ashpra po zhvillohen në Ukrainën lindore. Veçanërisht intensive janë betejat në Soledar dhe Bakmhut, ku të dyja palët kanë pësuar humbje të konsiderueshme.
Por vija e frontit është shumë e gjatë, më shumë se 1000 kilometra dhe ka përleshje të vazhdueshme përgjatë saj.
Në jug, forca të mëdha ukrainase po mbrohen kundër sulmeve ruse në Kherson.
Në Kharkiv në veri, rusët kanë filluar sërish të sulmojnë me peshë më të madhe.