NATO: Rusia i ka kërkuar Kinës armë vdekjeprurëse

Bota

NATO: Rusia i ka kërkuar Kinës armë vdekjeprurëse

Nga: A.SH Më: 21 mars 2023 Në ora: 15:18
Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka zbuluar se aleanca beson se Moska i ka kërkuar Pekinit ndihmë vdekjeprurëse në pushtimin e Ukrainës, përcjell Bota sot.

Jens Stoltenberg paralajmëroi Kinën kundër furnizimit me armë vdekjeprurëse për Rusinë, ndërsa Xi Xinping dhe Vladimir Putin takohen në Moskë për bisedime.

"Ne nuk kemi parë asnjë provë që Kina po i dërgon Rusisë armë vdekjeprurëse, por kemi parë disa shenja se kjo ka qenë një kërkesë nga Rusia dhe se kjo është një çështje që konsiderohet në Pekin nga autoritetet kineze," z. Stoltenberg. u tha gazetarëve në Bruksel.

"Kina nuk duhet të ofrojë ndihmë vdekjeprurëse për Rusinë, kjo do të ishte të mbështeste një luftë të paligjshme."

Ish-kryeministri norvegjez i bëri këto komente teksa jepte raportin e tij vjetor mbi punën e NATO-s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat