Jordania i ka kërkuar ShBA-së që të vendosë sistemin e saj raketor të mbrojtjes ajrore “Patriot”, për të ndihmuar në mbrojtjen e kufirit të saj, ndërsa tensionet rajonale vazhdojnë të përshkallëzohen.
“Ne i kërkuam palës amerikane të ndihmojë në forcimin e sistemit tonë të mbrojtjes me sistemet e raketave të mbrojtjes ajrore Patriot”, tha zëdhënësi i ushtrisë jordaneze, brigade Mustafa Hiyari.
Konflikti i Izraelit me Hamasin në Gaza kërcënon të përhapet në vendet e rajonit.
Forcat amerikane janë vënë në shënjestër të grupeve pro-iraniane në Siri dhe Irak, raporton Al Jazeera