Kërkoi azil në Spanjë, Sanchez takohet me liderin e opozitës së Venezuelës

Bota

Kërkoi azil në Spanjë, Sanchez takohet me liderin e opozitës së Venezuelës

Më: 13 shtator 2024 Në ora: 00:21
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez 

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez u takua me liderin e opozitës venezueliane  Edmundo Gonzalez Urrutia, një ditë pasi Parlamenti spanjoll i kërkoi qeverisë të njohë fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të korrikut.

Gonzalez, 75 vjeç, i cili kërkohet në Venezuelë për komplot dhe krime të tjera, aplikoi për azil në Spanjë të dielën ndërsa Sanchez ishte në Kinë.

Pak pas mesditës, Sanchez postoi në Platformën X duke theksuar;

“Unë mirëpres ngrohtësisht Edmundo Gonzalez Urrutia në vendin tonë,” duke siguruar se Spanja do të vazhdojë “të punojë për demokracinë, dialogun dhe të drejtat themelore të popullit vëlla të Venezuelës”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat