UNRWA konfirmon vrasjen e një punonjësi të saj në Bregun Perëndimor

Bota

UNRWA konfirmon vrasjen e një punonjësi të saj në Bregun Perëndimor

Më: 13 shtator 2024 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

UNRWA ka konfirmuar se është vrarë një punonjës i saj në Bregun Perëndimor.

“Ai u qëllua për vdekje në çatinë e shtëpisë së tij nga një snajper në veri të territorit”, ka thënë agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë në “X”.

UNRWA përmes këtij shkrimi tha se kjo shënon herën e parë që një anëtar i stafit të UNRWA-s vritet në Bregun Perëndimor në më shumë se 10 vjet.

Detaje tjera nuk u japen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat