Policia belge zbuloi pothuajse pesë ton kokainë në kontejnerë transporti në portin e Antwerpen dhe ndaloi tetë persona të akuzuar për vepra penale të kontrabandës së drogës dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Hetimi nga Prokuroria Publike e Brukselit është fokusuar në një organizatë kriminale që dyshohet se është përfshirë në kontrabandën e kokainës në Belgjikë nga Amerika e Jugut.
Amerika Qendrore dhe Kanadaja, raportojnë mediat.
Gjetjet e para sugjerojnë se organizata vepronte në portin e Antwerpen.
Në fillim të nëntorit, policia ka kryer 27 kontrolle në Belgjikë dhe katër në Holandë lidhur me këtë rast.
Gjatë këtyre kontrolleve, autoritetet sekuestruan automjete, armë, mallra luksi dhe rreth 185 mijë euro para të gatshme.
Ndryshe, mësohet se hetimet për rastin janë duke vazhduar.