Rusia thuhet se ka furnizuar Korenë e Veriut me më shumë se një milion fuçi naftë dhe një numër dhe lloj të paspecifikuar sistemesh dhe raketash të mbrojtjes ajrore në këmbim të fuqisë punëtore, raportoi Instituti për Studime të Luftës.
Qendra e Burimit të Hapur, një grup kërkimor me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, duke cituar imazhe satelitore, tha për BBC se Rusia kishte dërguar mbi 56 mijë ton naftë në Korenë e Veriut qe nga marsi 2024.
BBC vuri në dukje se imazhet satelitore tregojnë dhjetëra tankerë nafte veri-koreane që mbërrijnë bosh në një terminal nafte në Lindjen e Largët ruse dhe largohen me tanke gati plot 43 herë në tetë muajt e fundit.
Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, tha për BBC se nafta përdoret për të paguar armët dhe trupat që Koreja e Veriut i ka dhënë Rusisë në luftën kundër Ukrainës.
Furnizimi i Koresë së Veriut me naftë nga Rusia përbën shkelje të sanksioneve të Kombeve të Bashkuara, raporton BBC.