Lufta në Siri, xhihadistët përparojnë drejt Alepos

Bota

Lufta në Siri, xhihadistët përparojnë drejt Alepos

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Xhihadistët në Siri kanë pushtuar pjesën më të madhe të qytetit të Aleppos dhe po përparojnë në veriperëndim të vendit.

“Gjysma e qytetit të Alepos është tani nën kontrollin e Hajat Tahrir al-Sham dhe grupeve aleate të tyre”, tha për AFP, kreu i Qendrës Siriane për të Drejtat e Njeriut, Rami Abdel Rahman.

Trupat qeveritare siriane nuk ofruan ndonjë rezistencë të konsiderueshme, thuhet. “Kur forcat e regjimit u tërhoqën, nuk pati luftime, nuk u shkrep asnjë e shtënë”, ka thënë Rahman. Megjithatë luftime ka pasur në lagjen e Alepos së re, raportoi një reporter i AFP-së në terren.

Dega siriane e rrjetit terrorist të Al-Kaidës, Hajat Tahrir al-Sham (HTS) dhe grupet aleate nisën një ofensivë të gjerë befasuese kundër forcave të qeverisë siriane të mërkurën (27.11). Këto konsiderohen luftimet më të ashpra që nga viti 2020. Sipas aktivistit Rahman, islamistët depërtuan të premten në qytetin e madh të Alepos. Rajoni është kontrolluar deri tani kryesisht nga qeveria.

Sipas mediave siriane, Alepo u godit gjithashtu nga forcat e Hajat Tahrir al-Sham për herë të parë në këto katër vjet. Katër civilë u vranë kur xhihadistët sulmuan një konvikt studentor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat