Industria e turizmit në Marok shënonte sot një rekord të ri teksa numri i turistëve që vizituan deri në nëntor 2024, arriti në 15.9 milionë, në një rritje prej 20% në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë, njoftonte ministria vendase e turizmit.
Vetëm për muajin nëntor kishin ardhur në vend 1.3 milionë turistë, në një rritje prej 31% nga viti i shkuar, duke reflektuar rritjen e tërheqjes së Marokut si një destinacion turistik.
Një pjesë e rritjes ishin sigurisht marokenët që jetojnë jashtë vendit, të cilët kishin shtuar me 17% numrin e vizitave.
Turizmi përbën rreth 7 përqind të ekonomisë së Marokut dhe është një sektor i rëndësishëm për vendet e punës dhe ardhjen e valutës së huaj.
Zyrtarët thonë se për të shtuar tërheqjen turistike janë shtuar linjat ajrore dhe promovuar destinacione të reja më pak të njohura në vend.
Ministria vendase e turizmit thotë se kërkon të arrijnë shifra prej 17.5 milionë vizitorë deri në vitin 2026, kur dhe do të presë ndeshjet e Kupës së Botës FIFA së bashku me Spanjën e Portugalinë, shkruan AfricanNews.