SHBA ‘në kontakt’ me grupet rebele në Siri

Bota

SHBA ‘në kontakt’ me grupet rebele në Siri

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 21:33
Foto ilustrim

Zyrtarë të lartë të administratës Biden janë në kontakt të ngushtë me rebelët sirianë që rrëzuan regjimin e Asadit, sipas Shtëpisë së Bardhë, raporton Skynews.

Zëdhënësi John Kirby tha gjithashtu se ShBA-ja ishte në kontakt me zyrtarët izraelitë, pasi trupat e izraelit vazhdojnë të pushtojnë pjesë të Sirisë.

Ai theksoi se Izraeli kishte këmbëngulur që trupat që lëviznin dhe sulmet ajrore në objektet ushtarake ishin vetëm “masa të përkohshme për të garantuar sigurinë e tyre”.

Kirby po ashtu shtoi se Uashingtoni dëshiron të sigurojë që populli sirian të jetë në gjendje të përcaktojë të ardhmen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat