Një 34-vjeçar shqiptar u arrestua në Greqi në kuadër të një operacioni të koordinuar policor për import, trafik dhe mbajtje kanabisi si dhe shkelje të legjislacionit për të huajt.
Sot në orët e para të mëngjesit, shqiptari, kishte hyrë më herët në vend nga një pikë e paligjshme, së bashku me bashkëpunëtorin e tij, dhe u pikas në një zonë rurale të Kastorisë.
Policia gjeti dhe sekuestroi 4 thasë, në të cilat ndodheshin gjithsej 70 pako me kanabis, me peshë totale 74 kilogramë e 370 grame.
Ato i hodhën në tentativë për tu arratisur.