Lirimi i liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha nga arresti shtëpiak

Diaspora

Lirimi i liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha nga arresti shtëpiak

Nga: Beqir Sina Më: 28 nëntor 2024 Në ora: 21:56
Elmi Berisha

Kryetari i Vatrës Dr. Elmi Berisha, e përshëndet: 

“VATRA” si organizata më e vjetër shqiptare në SHBA, besojmë fuqishëm në drejtësinë dhe fuqinë e së drejtës dhe të vërtetës.”

NEW YORK -(28 Nëntor 2024) Vendimi i Gjykatës së Posaçme në Shqipëri  për të liruar nga masa e arrestit shtëpiak liderin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pritur mirë te shqiptarët e Amerikés nga fakti se zoti Berisha,  ka akumuluar prej vitesh një popullaritet të madh në SHBA.

Një reagim i menjëhershëm erdhi nga Kryetari i Federatës PanShqiptare të Amerikës Vatra, Dr. Elmi Berisha, i cili thotë se pretë me shpresën për t'u takuar zotin Berisha së shpejti në Tiranë dhe Uashington,. 

Përmes një mesazhi të përcjellur në gazetën Dielli , Kreu i vatranve në SHBA,  e përshëndeti lirimin e Berishës, duke besuar se ky është një hap drejt rikthimit të drejtësisë dhe sundimit të ligjit né Shqipëri.

Berisha:"VATRA” si organizata më e vjetër shqiptare në SHBA, besojmë fuqishëm në drejtësinë dhe fuqinë e së drejtës dhe të vërtetës.”

“Urime të përzemërta për liderin e Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, Urojmë që të dëgjojmë vetëm lajme të mira nga Atdheu i ynë i begatë.

Mesazhi i plotë : 

Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA” mirëpret vendimin e gjygjësorit shqiptar për lirimin nga arresti shtëpiak të liderit të opozitës shqiptare Prof. Dr. Sali Berisha.

Ky vendim është lajm i mirë për Shqipërinë, ambientin politik, klimën parlamentare, demokracinë dhe pavarësinë e gjygjësorit në Shqipëri.

Në këtë kohë dinamike kur Shqipëria angazhohet për integrim në BE, një mjedis stabil politik me funksionim të mirëfilltë të institucioneve të drejtësisë dhe raporte brenda normave të konkurencës politike pozitë – opozitë i duhet më shumti Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Duke i dëshiruar shëndet dhe punë të mbarë Dr. Berishës, unë si kryetar dhe “VATRA” si organizata më e vjetër shqiptare në SHBA, besojmë fuqishëm në drejtësinë dhe fuqinë e së drejtës dhe të vërtetës.

Urojmë që të dëgjojmë vetëm lajme të mira nga atdheu i ynë i begatë.

Me shpresën për tu takuar së shpejti në Tiranë dhe Uashington,

Me respekt

Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”,

Dr. Elmi Berisha

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat