Panik në qendër të Como-s në Itali, i riu shqiptar hap zjarr në sheshin kryesor! Arrestohet bashkë me një 19-vjeçar

Diaspora

Panik në qendër të Como-s në Itali, i riu shqiptar hap zjarr në sheshin kryesor! Arrestohet bashkë me një 19-vjeçar

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 21:11
Foto ilustrim

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, e premte 29 nëntor, Policia italiane, ka arrestuar një 20-vjeçar shqiptar, pa precedentë penalë, banues në Montano Lucino, pasi ka gjuajtur me armë zjarri në sheshin kryesor.

Gjithashtu në pranga ka rënë dhe shoku i tij, po ashtu shqiptar, 19 vjeç.

Oficerët gjetën menjëherë një pistoletë bosh në një lulishte pak metra larg sheshit.

20-vjeçari akuzohet për shpërthime të rrezikshme në një ambient publik të frekuentuar nga persona dhe 19-vjeçari për mungesë dokumenti identifikimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat