Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka falënderuar bashkatdhetarët në Vjenë të Austrisë për mbështetjen e palëkundur dhe angazhimin për Kosovës.
Tutje, përmes një postimi në Facebook, Hamza thotë se jo vetëm në Austri, por kudo në botë, mbështetja për Kosovën, vendin e bën më të mirë.
“Secilin pjesëmarrës në tubimin e mbrëmshëm në Vjenë, secilin bashkatdhetar, e falënderoj për mbështetjen e palëkundur dhe angazhimin për Kosovën.
Si në Austri, si kudo nëpër botë, mbështetja e vazhdueshme e bashkatdhetarëve për Kosovën, vendin tonë e bën çdoherë më të mirë. Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar Hamza.