Një i ri u gjet i vdekur tek zona detare brenda Kanalit të Korintit mëngjesin e së enjtes, 25 korrik.
Përballë një pamje makabre ishin njerëzit e rojes bregdetare, të cilët pikasën trupin e një burri që notonte në ujë në kanalin e Isthmusit, pranë Poseidonia Korinthit.
Sipas informacioneve të Korinthostv.gr, makina e tij është gjetur e parkuar në Isthmin e Korinthit.
Trupi i pajetë është dërguar në spitalin e përgjithshëm të Korinthit dhe i përket një burri të moshës rreth 25-30 vjeç. Dyshohet se viktima është i huaj, shqiptar.
Departamenti i II Portual i Isthmisë pranë Autoritetit Portual Korinth po kryen hetimet paraprake, ndërsa në Shërbimin Mjekësor është urdhëruar autopsia.