U gjet i vdekur në Kanalin e Korfuzit, zbulohet identiteti i shqiptarit

Diaspora

U gjet i vdekur në Kanalin e Korfuzit, zbulohet identiteti i shqiptarit

Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

Trupi i një të riu shqiptar është nxjerrë nga zona detare në kanalin e Korinthit mëngjesin e kësaj të enjte.

Sipas informacioneve, punonjësit e kompanisë që realizon projekte në kanalin e Isthimou janë gjetur përballë një pamje makabre, teksa kanë pikasur trupin e një njeriu që notonte në ujë në kanal, pranë Poseidonia Korinth.

Viktima është identifikuar si Adi Cengu 30 vjec nga Tirana me banim në Lehaio, Korinth.

Hetimet paraprake për rastin janë ndërmarrë nga Departamenti i II Portual Isthimou pranë Autoritetit Portual të Korinthit, ndërsa për zbardhjen e shkakut të vdekjes së tij është urdhëruar autopsia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat