Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Greqi. Një 39-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij dhe e ka fshehur trupin e saj në papafingo.
Ngjarja ka ndodhur para një jave dhe shqiptari vetëm sot ka njoftuar policinë greke duke i treguar krimin që ka kryer.
Ai është shprehur se e ka vrarë me çekiç, në shtëpinë e tyre në Ampelokipi.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar erën e rëndë brenda banesës. Ndërsa në papafingo ka gjetur trupin e pajetë të gruas mbyllur në qese të zeza.