Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor që ndodhi të enjten pak pas orës 13:00 në Primosten.
Policia e Shibenik-Kninit ka bërë të ditur detajet e aksidentit, ku njëri nga viktimat është një 58-vjeçar shqiptar.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën shtetërore D-8 në afërsi të Primoshtenit, ku një automjet i drejtuar nga njës shtetas shqiptar 58 vjeç, ka kaluar në kahun e kundërt të lëvizsjes duke u përplasur me një automjet që drejtohej nga një shtetas kroat 85 vjeç.
Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën drejtuesit e dy automjeteve, ndërsa është plagosur rëndë edhe pasagjeri 52-vjeçar, që ndodhej në automjetin me targa shqiptare.