“Deri fund të shtatorit do jemi mbretër të Athinës”- Zbardhen bisedat e trafikantëve të drogës, mesazhet e Sandër Pemajt dhe roli i policit

Diaspora

“Deri fund të shtatorit do jemi mbretër të Athinës”- Zbardhen bisedat e trafikantëve të drogës, mesazhet e Sandër Pemajt dhe roli i policit

Më: 8 dhjetor 2024 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

“Deri fund të shtatorit do jemi mbretër të Athinës”, ky është një ndër mesazhet që Sandër Pemaj ka shkëmbyer me anëtarët e grupit të trafikantëve të drogës në Greqi.

Gazeta e përjavshme greke “Documento” ka publikuar sot një artikull lidhur me “Sky ECC” që çoi në pranga një oficer grek, i cili ka shërbyer më parë tek Anti-droga si dhe dy trafikantë, grekun K. G dhe 45-vjeçarin shqiptar Sandër Pemaj, aktualisht i dënuar për trafikun e rreth 1.2 ton kokainë nga Karaibet në Greqi.

Oficeri grek Ilia T. raportohet se komunikonte me 45-vjeçarin Sandër Pemaj, i cili konsiderohet një nga personazhet kryesorë të krimit të organizuar shqiptar në Greqi dhe kontrollin nga burgu veprimtarinë kriminale jashtë.

Në artikull zbardhen detaje dhe mesazhet mbi veprimtarinë e grupit kriminal, mbi të cilët rëndojnë shumë akuza.

Në një bisedë K. G shprehet se “njeriu i tyre” në Marusi “për 5 vjet do bëhet Shef”, ndërsa në Gusht 2020, shqiptari Sandër Pemaj parashikon që me mbulimin e S. T nga Marusi (një oficer që ndiqet në gjendje të lirë për këtë çështje) dhe një personi tjetër, do bëhen… “mbretër të Athinës”.

Bisedat janë në greqisht:

Sandër Pemaj: Deri fund shtatori do jemi mbretër të Athinës

Sandër Pemaj: Të jap fjalën

1. G: Makar ore vëllai im

Sandër Pemaj: Do duhen edhe cunat për mbulim

1. G: Dhe Marusin dhe shokun

2. G: Ata janë me ne vellëa në gjithçka

Ata komunikojnë edhe për një çështje që ka shkuar në gjykatë, me të pandehur persona të njohur nga ta. Ata flasin për një polic të quajtur A. T, atëherë me shërbim tek Anti-Droga e Athinës, i cili ishte në varësi të S. T, të cilin bashkëbiseduesit e thërrasin “Marusi”.

1. G: Cfarë është ky?

Sandër Pemaj: Polic

Sandër Pemaj: I T. (mbiemri i tij)

Sandër Pemaj: Thuaji S. (Oficeri S. T)

Sandër Pemaj: Është i tij

Sandër Pemaj: Për Enin (i akuzuari)

Sandër Pemaj: 11 shtator

Sandër Pemaj: Shkon në gjykatë

1. G: Cfarë të bëjë S. (oficeri S. T)

2. G: Cfarë ti thotë A. (polici A. T)

Sandër Pemaj: Mos të flasin keq në Gjykatë
dhe biseda vijon…

Sandër Pemaj: O tiransi

Sandër Pemaj: E mban mënd

Sandër Pemaj: Që u kap me kumbarin

1. G: Të shkurtrin nga Menidhi?

2. G: Po vëllacko kuptova për kë thua. E mbaj mend atë djalë, djalë i mirë. Po, do t’i them unë S. Do vijë të hënën ta dish. Të hënën kam takim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat