Vrau gruan dhe ia fshehu trupin në papafingo, gjykata greke lë në burg shqiptarin. Qan me dënesë para gjyqtarëve

Diaspora

Vrau gruan dhe ia fshehu trupin në papafingo, gjykata greke lë në burg shqiptarin. Qan me dënesë para gjyqtarëve

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 18:31
Kastriot Cenko

Gjykata greke ka lënë sot në paraburgim shqiptarin Kastriot Cenko, që dyshohet se vrau gruan e tij Alba Cenko me çekiç.

Gjykata ka vlerësuar se arrestimi i tij është i ligjshëm. 39-vjeçari është shfaqur i penduar në gjykatë, ndërsa ka nisur të qajë me dënesë, shkruajnë mediat helene.

Ai ka pranuar vrasjen e bashkëshortes Alba Cenko, duke u shprehur se do të donte të kthente kohën pas dhe të mos bënte krimin.

Kastriot Cenko tha se nuk kishte planifikuar vrasjen e bashkëshortes, duke shtuar se në momentet e krimit ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat