Kanabisi me vlerë 2.3 mln paund, ja rolet që kishin 3 shqiptarët/ Njëri kishte paguar 18 mijë£ për të hyrë në Angli

Diaspora

Kanabisi me vlerë 2.3 mln paund, ja rolet që kishin 3 shqiptarët/ Njëri kishte paguar 18 mijë£ për të hyrë në Angli

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 18:33
Policia

Tre shqiptarë janë kapur brenda një jave nga Policia në Mbretërinë e Bashkuar, teksa u zbuluan ferma kanabisi me vlerë të kombinuar rreth 2.3 mln paund.

Shqiptarët janë kapur në dy episode të ndryshme.

Mediat raportojnë se 2 shqiptarë kanë pranuar përfshirjen e tyre në një fermë kultivimi kanabisi. Shpëtim Halili, 36 vjeç, dhe Besim Velija, 63 vjeç, u arrestuan pasi policia ushtroi kontroll në Channel Street në mars.

Në seancën gjyqësore u tha se gjatë kontrollit në një ish-magazinë u gjetën më shumë se 1300 bimë, në faza të ndryshme të rritjes.

Vlera totale e ngarkesës vlerësohet midis 456,960 dhe 1,142,400 £.

Të dy burrat u deklaruan fajtorë, ndërsa dënimi është shtyrë deri më 30 dhjetor.

Javën e kaluar, një burrë 48-vjeçar u burgos për 28 muaj pas zbulimit të kultivimit të kanabisit në një tjetër objekt, ndërsa vlera llogaritet në 1 milion £.

Në atë kohë, ngarkesa e madhe e kombinuar – e vlerësuar nga policia ishte 2.3 milion £ – më e madhja e kapur ndonjëherë në një ditë të vetme në kufijtë skocezë.

Petrit Musta, një tjetër shtetas shqiptar, u deklarua fajtor për drogë të klasit B.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, u gjetën 360 ​​bimë në një dhomë dhe 1000 të tjera në një dhomë më të madhe.

Musta u paraqit në Gjykatën e Jedburgut javën e kaluar.

Avokati shpjegoi se klienti i saj kishte punuar në Belgjikë në vitin 2022 dhe kishte paguar 18,000 £ për t’u transportuar në MB me një kamion, ndërsa mbërriti në Birmingham në vitin 2023, ku ai punonte ilegalisht në një lavazh.

Atij iu ofrua një punë në ndërtim në Skoci, por kur mbërriti zbuloi se do të ishte një “kopshtar” për kultivimin e kanabisit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat