Shoqata “Iliriada” në Belgjikë ka hapur shkollën e parë shqipe përkatësisht në Antwerp, ku shumë shqiptar janë bashkuar për të ruajtur kulturat.
Këtë e tha për televisionin Kanal10, kryetari i shoqatës “Iliriada”, Ismet Ademi.
Ai shtoi se stafi i kësaj shkolle punon me përkushtim dhe në mënyrë vullnetare në këtë shkollë.
“Sa i përket shkollës jemi mirë të organizuar dhe kemi një ekip të përkushtuar në krye të saj qëndron drejtori i shkollës, ndërsa stafi ynë përbëhet nga tre mësues dhe dy asistente, të gjitha këto zonja në shkollën tonë janë duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm dhe janë duke punuar vullnetarisht në shkollë”, tha ai.