Z.Hebibi për një kohë të gjatë punoi edhe redaktor për diaspoën në kombëtaren „Bota sot“, redaksia qendrore në Cyrih.
Për kontributin e jashtëzakonshëm në gazetari dhe medie, në rrethana të okupimit, para dhe gjatë luftës në Kosovë 1998-99, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Bordi i AGK-ë, z.Xhemajl Rexha, kryetar e nderuan me mirënjohje, gazetarin PhD. Dashnim Hebibi. Z.Hebibi jeton e vepron në Zvicër dhe gjatë viteve 1998-1999 ai me shkrimet e tija nëpër mediat e asaj kohe ka dhënë kontribut të çmuar.
Z.Hebibi bashkëbiseduan edhe për mediat në përgjithësi shqiptare gjithandej e me fokus për mërgatën shqiptare. Pritet që në të ardhmen, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, të bashkëpunoj edhe me Institutin Shkencor Helvetik të Evropës Juglindore me qendër në Zvicër dhe me Qendrën Mediale Shqiptare në Zvicër SAM24.info që së shpejti do të filloj së vepruari në Zvicër, projekt që do të mirëpritet mirë, sidomos nga mërgata shqiptare. Z.Hebibi ishte i shoqëruar me atdhetarin, njëherit kryetar i Shoqatës Shqiptare kulturore „Fricktal“ me qendër në Zvicër. Për këtë mirënjohje z.Hebibi ndër të tjera shtoi:
„Me mirënjohje të thellë e pranoj këtë vlerësim për kontributin tim në gazetari. Falënderoj Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës dhe kryetarin z. Xhemajl Rexha për këtë nderim. Ky vlerësim është një motivim shtesë për të vazhduar angazhimin në shërbim të së vërtetës dhe informimit cilësor. Mërgata shqiptare ka një rol të rëndësishëm në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe përparimin e shoqërisë sonë, dhe fjala e lirë është thelbësore për ta mbajtur atë të informuar, të bashkuar dhe të fuqizuar. Media e pavarur dhe gazetaria e lirë janë ura që lidhin diasporën me atdheun, duke ndihmuar në ngritjen e ndërgjegjësimit për çështjet kombëtare dhe duke nxitur debat konstruktiv.
