Vihet në pranga 22-vjeçari shqiptar në Itali, ja me çfarë u kap në flagrancë

Diaspora

Vihet në pranga 22-vjeçari shqiptar në Itali, ja me çfarë u kap në flagrancë

Më: 5 mars 2025 Në ora: 19:19
Gjesendet e gjetura

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 22-vjeçar shqiptar. I riu shqiptar është arrestuar pasi u kap në flagrancë teksa shpërndante lëndë narkotike në Milano. Shqiptari u kap në flagrancë, teksa po i shiste dy doza droge një klienti të radhës.

22-vjeçari u shtir sikur nuk dinte italisht, por pas hetimeve zbuloi se ishte me banim në qytet dhe banues në Emilia Romagna. Arrestimi u bë në “Via Micca”, në kuadër të një sërë kontrollesh për parandalimin e aktivitetit të paligjshëm.

Në operacion u aktivizua edhe njësia e qenve të policisë lokale të Monzës. Pasi oficerët e kapën me dy doza kokaine në dorë, pas kontrollit fizik në xhepa iu gjetën edhe 16 doza të tjera droge, si dhe 220 euro cash, të ardhura nga shitja e lëndës narkotike.

I riu dyshohet se është pjesë e një rrjeti të organizuar, i cili e dërgonte porosinë tek klientët në adresat e caktuara që u jepeshin, informon media italiane. I riu përdorte edhe një makinë me qira për të lëvizur nga një zonë në tjetrën dhe për të shpërndarë porositë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat