Zhduket një vajzë e Kosovës në Strasbourg, familja kërkon ndihmë për ta gjetur

Diaspora

Zhduket një vajzë e Kosovës në Strasbourg, familja kërkon ndihmë për ta gjetur

Më: 17 mars 2025 Në ora: 13:00
Merina

Një vajzë e re, Merina, është raportuar e zhdukur në Strasbourg të Francës, që nga data 14 mars.

Pavarësisht kërkimeve të policisë, ende nuk ka ndonjë informacion mbi vendndodhjen e saj.

Sipas familjes, Merina ka kaluar një periudhë të vështirë kohët e fundit, duke u përballur me bullizmin nga moshatarët e saj.

Ata dyshojnë se kjo mund të ketë ndikuar në zhdukjen e saj dhe kanë apeluar për ndihmë nga çdokush që mund të ketë informacione rreth saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat