Telegram ngushëllimi nga Instituti Helvetik i Evropës Juglindore

Diaspora

Telegram ngushëllimi nga Instituti Helvetik i Evropës Juglindore

Nga: PhD.Dashnim Hebibi Më: 17 mars 2025 Në ora: 17:38
Haxhi dhe Hashim Thaçi

I nderuar z. Hashim Thaçi, ish-President i Republikës së Kosovës, e nderuar familje Thaçi,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të babait tuaj të dashur. Në këtë moment të dhimbshëm, stafi i Institutit Helvetik i Evropës Juglindore, me seli në Cyrih, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta juve, ish-Presidentit të Kosovës, z. Hashim Thaçi, dhe gjithë familjes suaj.

Humbja e një prindi është një dhimbje shumë e madhe dhe e pazëvendësueshme, por vepra dhe kujtimi i tij do të mbeten të përjetshme në zemrat e të afërmve, miqve dhe gjithë atyre që e njohën. Në këto çaste dhimbjeje, jemi pranë jush me mendje dhe zemër. Lutemi që shpirti i tij të pushojë në parajsë dhe që ju të gjeni forcën për të përballuar këtë dhimbje. I përjetshëm kujtimi!

Me respekt dhe ngushëllime të sinqerta,

Instituti Helvetik i Evropës Juglindore

Cyrih, 16 mars, 2025

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat