Përkrenarja e Krenarisë Kombëtare në Konsullatën e Kosovës në Cyrih

Diaspora

Përkrenarja e Krenarisë Kombëtare në Konsullatën e Kosovës në Cyrih

Nga: Dashnim Hebibi Më: 4 korrik 2025 Në ora: 22:32
Pamje nga takimi

Zürich, 04 korrik 2025 – Një takim i ngrohtë, vëllazëror dhe me simbolikë të veçantë kombëtare është zhvilluar në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih. Veprimtarë të dalluar nga Shoqata “Gjergj Kastrioti” në Zvicër u pritën nga shefi i misionit diplomatik, z. Vigan Berisha, në një takim që u shënua me vlerësim të ndërsjellë dhe me një dhuratë që mishëron krenarinë dhe historinë tonë kombëtare – përkrenarja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Shefi i misionit diplomatik të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha,siçraporton sam23.info priti në një takim të veçantë përfaqësuesit e Shoqatës “Gjergj Kastrioti” – Agim Pepaj, Sevi Bajraliu dhe Avni Gallapeni.

Ky takim, që u zhvillua në një atmosferë vëllazërore dhe të ngrohtë, u kurorëzua me një gjest domethënës nga ana e shoqatës: një dhuratë e veçantë për Konsullatën – përkrenarja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

Drejtuesit e shoqatës falënderuan z. Berisha dhe stafin e tij për mikpritjen dhe përkrahjen e vazhdueshme në aktivitetet e tyre kulturore dhe kombëtare. Nga ana e tij, z. Berisha shprehu mirënjohje për nderin dhe respektin që i është bërë atij dhe institucionit që drejton, duke theksuar se ky ishte një takim që tejkaloi fjalët dhe që do të mbetet gjatë në kujtesën e tij.

“Sot në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, përfaqësuesit e Shoqatës ‘Gjergj Kastrioti’ në Zvicër – Agim Pepaj, Sevi Bajraliu dhe Avni Gallapeni – i falënderojmë për përkrenaren e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, e cila tani do të qëndrojë me krenari në Konsullatën tonë”, u shpreh z. Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat