Shqiptari 22-vjeçar kapet me kokainë në makinë, i bëhet gjyq rekord dhe dënohet me burg

Diaspora

Shqiptari 22-vjeçar kapet me kokainë në makinë, i bëhet gjyq rekord dhe dënohet me burg

Më: 4 nëntor 2025 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Një 22-vjeçar shqiptar u arrestua javën e kaluar nga oficerët e karabinierëve të degës së Città della Pieve në Itali, rajoni i Umbrias.

Oficerët e vunë re të riun në parkingun e Lidl në Pò Bandino, duke drejtuar një makinë tip “Opel Corsa”. Ai u ndalua dhe iu nënshtrua një kontrolli personal dhe të automjetit.

Në xhepat e tij dhe pjesën që shërben si mbajëse (tavëll) e makinës, karabinierët gjetën afërsisht 35 gramë kokainë dhe 570 euro në para të gatshme, që besohet të jenë të ardhurat nga trafikimi i drogës.

Pasi pranoi fajësinë, shqiptari mësohet se u gjykua me procedurë të shkurtuar dhe u deklarua fajtor, duke u dënuar me një vit burgim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat