Po udhëtonte me motor kur u përplas nga një automjet në Itali, 33-vjeçari shqiptar nuk i mbijeton plagëve

Diaspora

Po udhëtonte me motor kur u përplas nga një automjet në Itali, 33-vjeçari shqiptar nuk i mbijeton plagëve

Më: 5 gusht 2026 Në ora: 19:22
Ilustrim

Një aksident i rëndë rrugor në Itali i ka marrë jetën një emigranti shqiptar, i cili nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra pas përplasjes.

Viktima është identifikuar si Maksim Sinani, 33 vjeç, banor i Altopascios në Itali.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Pistoias, ku shqiptari ishte duke udhëtuar me motoçikletën e tij kur u përplas me një automjet që vinte nga drejtimi i kundërt.

Përplasja ka qenë e fortë dhe 33-vjeçari ka marrë plagë të rënda.

Ai u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por gjendja e tij u përkeqësua dhe gjatë natës humbi jetën.

Maksim Sinani jetonte prej kohësh në Itali, ndërsa lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka tronditur familjarët dhe komunitetin ku ai banonte.

Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar dinamikën e përplasjes mes motoçikletës dhe automjetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat