​Në Gjenevë hapet ekspozita “Ende duke pritur?”, në nderim të personave të zhdukur

Diaspora

​Në Gjenevë hapet ekspozita “Ende duke pritur?”, në nderim të personave të zhdukur

Më: 31 gusht 2026 Në ora: 07:28
​Në Gjenevë hapet ekspozita “Ende duke pritur?”

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, në Gjenevë është hapur ekspozita “Ende duke pritur?” e artistit Artan Korenica.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka bërë të ditur se ekspozita është organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë, në bashkëpunim me “Jardin des disparus” – Kopshti i të Zhdukurve.

“Sot në Gjenevë, është hapur ekspozita ‘Ende duke pritur?’, e artistit Artan Korenica”, thuhet në njoftimin e Komisionit.

Aktiviteti është organizuar në kuadër të shënimit të tridhjetë gushtit, Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur.

Ekspozita përmes artit rikthen vëmendjen te çështja e personave të zhdukur dhe pritja e familjeve për zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat