Dy persona janë arrestuar në flagrancë në qytetin e Durrësit, të akuzuar për shpërndarje droge në doza.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të operacionit policor “Zona”, lokalizuan dhe arrestuan shtetasit Ermiri Murataj, 33 vjeç dhe Xhordjan Debrova, 19 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 13.
Gjatë kontrollit, atyre iu gjetën dhjetëra doza me lëndë narkotike, të cilat u sekuestruan si prova materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.