Sherri mes dy personave përfundon fatal, vritet një person në Durrës

Durrësi

Sherri mes dy personave përfundon fatal, vritet një person në Durrës

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 19:56
Foto ilustrim

Nje vrasje ka ndodhur në Durrës.

Burime për Abc News thonë se dy persona në gjendje të dehur janë zënë dhe njëri ka qëlluar me grusht për motive të dobëta tjetrin. Ky i fundit ka përfunduar në kanal të ujërave të zeza. Dyshohet se sherri ka nisur për ngacmimin e gruas së autorit nga viktima.

Si pasojë, autori është arrestuar nga policia.

Kjo ngjarje ka ndodhur ditën e diel, por është raportuar si aksidentale nga forcat blu./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat