Vrasja e rëndë në Durrës! Zbardhja e ngjarjes sjell tensione mes dy familjeve Brako dhe Shkoza, ndërhyn policia

Durrësi

Vrasja e rëndë në Durrës! Zbardhja e ngjarjes sjell tensione mes dy familjeve Brako dhe Shkoza, ndërhyn policia

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 09:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Pas zbardhjes së ngjarjes së Spitallës, janë shfaqur tensione mes dy familjeve Brako dhe Shkoza qe janë fqinje me njëra tjetrën.

Policia ka ndërhyrë për të qetësuar familjarët e 33-vjeçarit Brako, që u gjet pajetë në kanalin pranë shtëpisë, të enjten e kaluar.

Më dy dhjetor, fqinji i tij e ka shtyrë duke e hedhur në kanal pas një konflikti për motive të dobëta.

I arrestuari i policisë ka deklaruar se nuk ka dashur ta vrasë por u konfliktu me të pasi i kishte ngacmuar gruan.

Sjellja dhe reagimi i viktimës, sipas autorit, ka qenë përçmuese, tallëse dhe ai e ka shtyrë duke e hedhur në kanal, pa menduar pasojën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat