Një 45-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar automjetin. Ndërkohë pasi është ndaluar nga shërbimet e policisë, ai ka rezultuar në gjendje të dehur.
Gjithashtu policia gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte ka gjetur dhe sekuestruar edhe kokainë
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin M. T., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 14, Durrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin. Pasi u ndalua nga shërbimet e Policisë, iu bë testi i alkoolit, nga i cili rezultoi në gjendje të dehur.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në automjet iu gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, një elektroshok dhe një thikë”, thuhet në njoftimin e policisë.