Këtë të shtunë, moti keq me reshje të dendura të shiut, ka përfshirë edhe qytetin bregdetar të Durrësit.
Në kushte të tilla atmosferike, është pezulluar lundimi për mjetet e tonazhit të vogël, duke përfshirë edhe peshkarexhat.
Ndërsa linjat e trageteve me Italinë kanë vijuar pa probleme. Tragetet Bari-Durrës, kanë lundruar normalisht.
Ndërkohë, veprimtaria e flotës së peshkimit pritet t’i kthehet normalitetit në fillim të javës së ardhme, pasi moti parashikohet të përmisohet të dielën.
Kapiteneria e portit të Durrësit bën me dije se forca e detit është 5-6 ballë, ndërsa era fryn nga juglindja.
Pasdite era parashikohet të ndryshojë drejtim e të fryjë nga veriu, duke sjellë dhe rënie të temperaturave.