Dy persona në Durrës janë vënë në pranga, pasi organizonin lojëra fati nëpërmjet celularit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në ambiente të ndryshme, kanë evidentuar dhe goditur dy raste të tjera në 2 lokale ku ushtrohej kjo veprimtari.
Në vijim të veprimeve u arrestuan shtetasit D. V., 22 vjeç dhe D. D., 43 vjeç, të dy banues në Durrës.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 celularët që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.