Durrësi si ''Venecia'', reshjet e shiut përmbytin rrugët, vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe kalimtarëve

Durrësi

Durrësi si ''Venecia'', reshjet e shiut përmbytin rrugët, vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe kalimtarëve

Më: 14 dhjetor 2024 Në ora: 20:41
Durrës

Reshjet e shiut, të regjistruara përgjatë gjithë pasdites së sotme, kanë krijuar vështirësi në qarkullim për drejtuesit e mjeteve dhe te  kalimtarët në rrugët e Durrësit.

Si pasojë e motit të keq me reshje shiu dhe në disa zona malore me reshje dëbore, Policia e Shtetit apeloi më herët për kujdes të shtuar për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve.

Përmes një postimi në faqen zyrtare Policia e Shtetit u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështirës dhe të prezencës së ujit në disa segmente rrugore.

Për lëvizjen në akset rrugore në zonat malore ku ka reshje dëbore, policia kërkon që drejtuesit e mjeteve të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.

“Të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore. Deri në këto momente nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar.

Ndërkohë, në të gjitha drejtoritë janë ngritur grupet e emergjencës dhe po mbajnë kontakte me përfaqësuesit e pushtetit vendor, me firmat kontraktore dhe emergjencat civile.

Në rast nevoje, telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë menjëherë në ndihmë”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat