Çmimet e importit shënojnë rënie për kaq për qind

Ekonomi

Çmimet e importit shënojnë rënie për kaq për qind

Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë pati rënie për 1.1 për qind në tremujorin e tretë 2024, krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti. Ndërkaq, krahasuar tremujorin e tretë 2024 me tremujorin e tretë të vitit 2023, çmimet e importit u ulën në një mesatare prej 0.7 për qind.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës në Tremujorin e dytë 2024 ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve, lëkura dhe artikujt e saj 14.5 për qind, produktet minerale 4.6 për qind, artikujt e ndryshëm të prodhuar 2.9 për qind, te instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinal, muzikorë dhe mekanizmat e orës 2.9 për qind.

Po ashtu shtazët e gjalla; produktet e shtazëve pësuan rënie 2.8 për qind, pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike 1.1 për qind, produktet e industrive kimike 0.4 për qind dhe artikujt ushqimor të përgatitur, pijet dhe duhani 0.1 për qind.

Në Tremujorin e tretë 2024, çmimet e importit në Kosovë patën një rënie në një mesatare prej -0.7 % në mes TM3 2024 dhe TM3 2023. Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te produktet bimore (16.6%), vajrat ushqyese (11.1%), mjetet e transportit (3.7%), këpucët (2.1%), letrat dhe artikujt e saj (1.8%)etj. Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorit lëkura dhe artikujt e saj (-28.5%), produktet minerale (-8.8%), artikujt e ndryshëm të prodhuar (-5.6%), shtazët e gjalla; produktet e shtazëve (-4.2%), instrumentet optike, fotografik, matës, medicinal dhe muzikorë dhe mekanizmat e orës (-2.9%) etj”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat