Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.
Ajo deshtoi në mungesë kuorumi.
Në këtë mbledhje ishte paraparë të shqyrtohej Projektligji për inspektoratin qendror të mbikëqyrjes se tregut.
Gjithashtu në rend dite ishte edhe vendimi i presidentes lidhur me kthimin në rishqyrtim të Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit.