Ish-kandidati për deputet i VV-së: Taksa prej 17.7 euro duhet përshëndetur si veprim i mirë

Ekonomi

Ish-kandidati për deputet i VV-së: Taksa prej 17.7 euro duhet përshëndetur si veprim i mirë

Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 09:29
Agron Dida

Njohësi i energjetikës, Agron Dida, i cili njëherit ka qenë kandidat për deputet nga radhët e partisë në pushtet, Lëvizjes “Vetëvendosje”, thotë se pagesa prej 17.7 për ri -kyçjen e energjisë elektrike është veprim i mire, sepse, siç thotë ai, vetëm me këtë formë kryhen pagesa me rregull.

‘’Pagesa e tarifës prej 17,7 euro për ri-kyçje e energjisë elektrike është veprim i mirë sepse vetëm në këtë mënyrë kryhen pagesat me rregull.

Kjo bile duhet përshëndetur sepse ka qenë një kohë në Kosovë kur pagesa e energjisë ka qenë nën 50% dhe gjithmonë ka qenë problem inkasimi I energjisë elektrike.

Kjo është plotësisht normale sepse ata që nuk paguajnë duhet tua shkyçin rrymën elektrike kjo dihet. Kjo nuk duhet diskutuar fare’’, tha Dida.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat