Njohësi i energjetikës, Agron Dida, i cili njëherit ka qenë kandidat për deputet nga radhët e partisë në pushtet, Lëvizjes “Vetëvendosje”, thotë se pagesa prej 17.7 për ri -kyçjen e energjisë elektrike është veprim i mire, sepse, siç thotë ai, vetëm me këtë formë kryhen pagesa me rregull.
‘’Pagesa e tarifës prej 17,7 euro për ri-kyçje e energjisë elektrike është veprim i mirë sepse vetëm në këtë mënyrë kryhen pagesat me rregull.
Kjo bile duhet përshëndetur sepse ka qenë një kohë në Kosovë kur pagesa e energjisë ka qenë nën 50% dhe gjithmonë ka qenë problem inkasimi I energjisë elektrike.
Kjo është plotësisht normale sepse ata që nuk paguajnë duhet tua shkyçin rrymën elektrike kjo dihet. Kjo nuk duhet diskutuar fare’’, tha Dida.