Pas vdekjes së gruas, 41-vjeçari bën zbulimin tronditës në shtëpi

Evropë

Pas vdekjes së gruas, 41-vjeçari bën zbulimin tronditës në shtëpi

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 23:25
Ai gjeti kufomat e tre fëmijëve në shtëpinë e tij pranë qytetit të La Manshit

Një burrë i ve francez bëri një zbulim tronditës… Ai gjeti kufomat e tre fëmijëve në shtëpinë e tij pranë qytetit të La Manshit, ndërsa merrej me pastrimin e pronës.

41-vjeçari njoftoi autoritetet pasi hasi në atë çfarë kishte mbetur prej të vegjëlve, të fshehura në dollapin e një hangari jashtë shtëpisë.

Trupat gjendeshin në qese plastike, të mbështjella me mbulesa, ku midis tyre u gjendën edhe dy thika kuzhine. Nuk është e qartë nëse trupat e fëmijëve janë të sapolindur, foshnje apo fetuse, për shkak të shkallës së përparuar të dekompozimit të tyre. Nga hetimi paraprak, ata nuk datojnë në të njëjtën periudhë.

Çifti nuk kishte fëmijë, ndërsa gruaja kishte patur dy fëmijë nga një marrëdhënie e mëparshme. Autopsia do të jetë ajo që do të përcaktojë shkakun e vdekjes së secilës prej kufomave, ndërkohë autoritetet nuk kanë parashtruar asnjë hipotezë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat