Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, ka përsëritur gjatë një vizite sot në Sarajevë qëndrimin se Shtetet e Bashkuara se mbështesin rolin thelbësor të Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë dhe mandatin e tij në ruajtjen e paqes së Dejtonit në BeH
Chollet pas takimit me Përfaqësuesin e Lartë Christian Schmidt tha se ata gjithashtu mbështesin punën për përmbushjen e agjendës 5 + 2, e cila do të çonte në ndërprerjen e mbikëqyrjes ndërkombëtare në Bosnje dhe Hercegovinë.
Këshilltari i Departamentit të Shtetit të SHBA po qëndron për vizitë treditore në Bosnje dhe Hercegovinë, për të riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të BeH dhe për t'u bërë thirrje krerëve të vendit që të përfshihen në një dialog konstruktiv.
Chollet mbërrin në BeH vetëm disa ditë pas vizitës së Gabriel Escobar, zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit, i cili tha se SHBA nuk do t’i mbështesin kurrë aktivitetet të njëanshme që do të rrezikonin Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit.