Macron bën thirrje që operacionet ushtarake ruse në Ukrainë të përfundojnë “menjëherë”

Evropë

Macron bën thirrje që operacionet ushtarake ruse në Ukrainë të përfundojnë “menjëherë”

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 09:34
Emmanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Rusia duhet të përfundojë “menjëherë” operacionet ushtarake në Ukrainë.

“Franca dënon me forcë vendimin e Rusisë për të luftuar Ukrainën. Rusia duhet të përfundojë menjëherë operacionet e saj ushtarake”, tha ai në një postim në Twitter të enjten. “Franca qëndron në solidaritet me Ukrainën. Ajo qëndron me ukrainasit dhe po punon me partnerët dhe aleatët e saj për t’i dhënë fund luftës”.

Presidenti francez foli me presidentin ukrainas Vlodymyr Zelensky, duke kërkuar për “ndërhyrje të shumta” për të mbështetur Ukrainën, sipas Pallatit Elysee.

Zelensky gjithashtu kërkoi “unitet në Evropë” dhe Macron “e siguroi atë për mbështetjen dhe solidaritetin e Francës”, sipas Elysee.

Macron foli gjithashtu me Charles Michel, president i Këshillit Evropian, të enjten në mëngjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat