Të paktën 148 fëmijë të vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Evropë

Të paktën 148 fëmijë të vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Më: 31 mars 2022 Në ora: 23:10
Pamje nga lufta në Ukrainë

Të paktën 148 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus pesë javë më parë.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes përmes një postimi në Twitter.

Sipas njoftimit, rreth 1 mijë e 370 raketa ruse janë hedhur që nga 24 marsi, duke shtuar se Rusia deri më tani ka shkatërruar 15 aeroporte ukrainase, shkruan CNN.

Më shumë se 10 milionë ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës, thuhet gjithashtu në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat