Tre persona janë vrarë në sulmet ajrore ruse në rajonin lindor të Ukrainës, Donetsk, ka thënë guvernatori i rajonit.
Në një postim në Telegram, Pavlo Kyrlenko shtoi se tetë civilë janë lënduar nga sulmet.
Ai tha se dy persona të tjerë u plagosën në rajonin e Luhansk, gjithashtu në lindje të vendit, dhe tani po marrin kujdes mjekësor.
“Çdo kriminel lufte do të dënohet”, ka shkruar ai./M.L