Shpërthime të fuqishme në pjesë të ndryshme të Rusisë

Evropë

Shpërthime të fuqishme në pjesë të ndryshme të Rusisë

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 08:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Kanale të ndryshme në Telegramin rus raportojnë për shpërthime në afërsi të kampeve ushtarake në Yeysk, Krasnodar Krai të Rusisë.

Shpërthime pati edhe në Rostov, Voronezh dhe rajonin e Volgogradit.

Astra dhe Shot kanë publikuar pamje të ndryshme të shpërthimeve në rajone të ndryshme të Rusisë.

Disa dëshmitarë pretendojnë se kanë parë dronë duke fluturuar në drejtim të Belosaray Spitit dhe në Yeysk.

Guvernatori i Krasnodar Krai pretendon se fshati në Shabelskoye të qarkut Shcherbinovsk është goditur nga një dron, ku si pasojë është dëmtuar një shtëpi dhe një veturë.

E guvernatori në rajonin Rostov pretendon se mbrojtja kundërajrore ruse ka rrëzuar katër dron në qarkun e Azovit. 

PAMJET

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat