Turqia teston “bishën” supersonike, avioni pa pilot Anka-3 lëshon raketat e para

Evropë

Turqia teston “bishën” supersonike, avioni pa pilot Anka-3 lëshon raketat e para

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Turqia ka ngritur në fluturim një nga sistemet më të avancuara të avionëve pa pilotë, duke testuar të pagëzuarin si ‘Anka-3’ me sistemet e reja të armëve.

Avioni, i cili kombinon një motor reaktiv dhe tipare “hajdute” për t’i shpëtuar radarëve, me sistemin e brendshëm të lëshimit armëve, është bërë një nga sistemet më të avancuara të këtij lloji në botë.

Sipas Industrive të Hapësirës Ajrore Turke (TAI), ‘Anka-3 u testua me sukses në lëshimin e raketës Teber-82 të prodhuar nga Roketsan, e cila ishte montuar nga jashtë, në njërin prej krahëve të tij.

Teber-82 është një kombinim i bombës ajrore standarde 500lb Mk82 dhe kompletit Teber, duke ofruar një rreze goditëse deri në 30 km, në varësi të lartësisë së rënies.

A2 raporton se sistemi i drejtimit të ‘Anka-3’ bazohet në navigimin inercial me mbështetje GPS dhe kur kërkohet, synon goditjet me një rreze lazer në fazën e fundit të kursit të tij.

Gjatë testeve të fundit u përdor edhe raketa e drejtuar Tolun me përmasa të vogla, prodhuar nga Aselsan.

Për të bërë lëshimin e suksesshëm të raketave, ‘Anka-3’ përdor asamblenë e sensorit elektro-optik të Aselsan Aselflir 500 dhe është në gjendje të mbajë një ngarkesë prej mbi një ton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat