E veshur me uniformë ushtarake dhe e pajisur me armë, Princesha e Kurorës e Suedisë Viktoria, mori pjesë në një stërvitje ushtarake me Regjimentin e Parë të Marinës në bazën Berga Naval në Stokholm. Viktoria, nënë e dy fëmijëve tregoi angazhimin e saj për trajnimin si oficere, pjesë e përgatitjes për rolin e ardhshëm si mbretëreshë.
Princesha e Kurorës mbante veshur rroba kamuflazhi dhe çizme ushtarake, ndërsa stërvitja u zhvillua në një zonë të mbuluar nga bora.
Pallati Mbretëror tha se, trajnimi synon t’i japë një kuptim më të thellë të taktikave dhe strategjive ushtarake. Princesha ka marrë pjesë edhe në aktivitete të tjera trajnimi, përfshirë leksione të lojërave luftarake në Universitetin Suedez të Mbrojtjes.
Ndëra Princeshë Viktoria, mbetet gjithnjë e angazhuar duke qenë pjesë e evenimenteve të ndryshme.Të shtunën, ajo mori pjesë në përvjetorin e 100-të të Organizatës së Grave për Mbrojtje Vullnetare, Svenska Lottakåren, në Lidingö. Ajo u shfaq elegante me një uniformë të errët, beretë dhe lule në ngjyrat e flamurit suedez. Në fjalimin e saj, princesha vlerësoi kontributin historik të organizatës, e cila është më e madhja në Suedi e përkushtuar vetëm për gratë.
Përkushtimi i saj tregon angazhimin që ajo ka, për detyrat mbretërore dhe përfaqësimin e Suedisë në fushën ushtarake, duke ndjekur traditën e familjeve mbretërore evropiane në trajnimet ushtarake.